49 azilkërkues zbresin në portin e Shëngjimit, pritet vendimi i Gjykatës së Romës

49 azilkërkues të kombësive Egjipt, Bangladesh, Gambia e Bregu i Fildishtë kanë zbritur këtë të martë në portin e Shëngjinit.

Ata erdhën në Shqipëri me anijen e marinës militare italiane Cassiopea.

Pas procesit të kontrollit e regjistrimit në Portin e Shëngjinit, kërkesat e tyre do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit të  Romës e jo më nga Gjykata Civile.

Brenda ditës së enjte (pra brenda 48 orëve) pritet përgjigja e Gjykatës Italiane mbi kërkesat e tyre. Nëse kërkesat e tyre nuk do të pranohen ata do të rikthehen në vendin fqinj.

Të Fundit