E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Aktualitet

31-vjeçarja humbi jetën në maternitet/ Bashkëshorti dhe familjarët protestë para Prokurorisë: Nuk do të mbetet në heshtje derisa të dalë fajtori!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në maternitetin e Fierit në 2 prill, ku humbi jetën një grua nga Mallakastra, Elisabeta Lame, 31 vjeç. Kjo e fundit ndërroi jetë ndërkohë që po sillte në jetë një vajzë, fëmija e dytë e çiftit.

Familjarë të 31-vjeçares po protestojnë sot para Prokurorisë. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Bashkëshorti deklaron se nuk janë marrë dëshmi. “Të shtunën janë bërë katër javë. Askush nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo gjë nuk do të mbetet në heshtje derisa të dalë fajtori. Mjekët kanë fshehur ngjarjen. Kisha besim te Prokuroria dhe i bëj thirrje të veprojë. Dua përgjigje nga Prokuroria. Neglizhencë e paparë një muaji. Për mua nuk do të mbyllet asgjë. Dua të më pyesin e të jap dëshminë time. Nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur, medikamentet e përdorura, pajisjet”, shprehet bashkëshorti i të ndjerës.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑