Në Kamëz, qytetarja Anjeza Hyka denoncoi vështirësitë për regjistrimin e truallit të shtëpisë, ku jeton prej më shumë se 20 vitesh bashkë me familjen e saj dhe atë të kunatit. Sipas saj, prona u është dhuruar nga vjehrri, por për vite me radhë ata kanë pasur në dorë vetëm certifikatat e apartamenteve, ndërsa trualli nuk ishte i regjistruar në emrin e tyre.Anjeza Hyka shprehet, se kishte aplikuar për regjistrimin e truallit, por nuk kishte marrë asnjë zgjidhje nga institucionet. Pas ndërhyrjes dhe interesimit të emisionit “Stop”, situata mori zgjidhje dhe ajo arriti të pajiset me dokumentin e pronësisë.Sipas dokumentacionit përfundimtar, pronësia e truallit është ndarë në mënyrë përpjesëtimore: 80% i takon Anjeza Hykës, ndërsa 20% kunatit të saj.



