20 milionë Lekë gjobë sepse vetë OSHEE s’mbylli sahatin

Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes, që pret gur. Prej muajit qershor në këtë biznes nuk ka energji elektrike.Zoti Kolthi tregon, se prej shumë vitesh, këtë biznes e ka lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në dhjetor 2022 vjen task forca nga Tirana dhe nuk lë asnjë proces verbal, por thjesht pyet, se kush ka ndërhyrë. Elektricisti e pranoi dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në maj 2023 shkëputet energjia dhe qytetari mendoi, se ishte prej disa muajve të papaguar. I pagoi dhe shkoi të interesohej për të rilidhur energjinë elektrike, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Qytetari nuk e kupton arsyen e gjobës, pasi i ka paguar të gjitha detyrimet.Zoti Kolthi bisedon me elektricistin Mark Fizi, i cili pranon, se e ka hapur ai sahatin. Në sektorin e Kujdesit ndaj klientit i thonë, se ka ndërhyrje në matës dhe asnjë dokumentacion tjetër.Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë.

Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejtorin e OSHEE-së Lezhë, i cili sapo ka marrë detyrën. Ky i fundit thotë, se do ta shohë problemin, për t’i dhënë një zgjidhje.Pas qytetarin gazetarja e Stop, takon në zyrat qendrore të OSHEE-së, koordinatorin për mediat, Ardi Kola, i cilit thotë, se do të shihet gjithë praktika, pasi kontrollet bëhen nga oshee dhe nga task forca e ministrisë. Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.Sahati është lënë i hapur, pasi nuk mund t’i shërbejnë një abonenti debitor, por nuk është cuar për procedim penal, pasi kontrata është në emër të një personi, që nuk jeton.

Të Fundit