19-vjeçari kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, nëna pasi mëson ngjarjen dhunon vajzën

Një 19-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se para një muaji ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçe.

Policia bën me dije se është proceduar penalisht edhe nëna e të miturës, e cila pasi ka mësuar për ngjarjen ka dhunuar të miturën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.

Të Fundit