Rama me charter/Elisa Spiropali: Udhëton kryeministri, ka çmime për të marrë

Është shoqëruar me replika mes deputetëve seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula u përfshi në një debat me ministren Elisa Spiropali pasi Sula i akuzoi ministret se “bëjnë paradë mode” në Paralament, ndërsa për kryeministrin u shpreh se i bën udhëtimet me charter.

“Shquheni për të bërë kilometra. Kryeministri jonë i ka bërë kilometrat me charter. Këto janë të vërteta. Ky është luksi. Ka dhe zonja të nderuara në qeveri dhe jo të korruptuara. Ka dhe deputetë të ndershëm me integritet moral. Ka dhe deputetë që kanë zonat e tyre të parajsës. Unë fola me shifra. Për të bërë paradë mode unë nuk di ta bëj paradën e modës”, tha Sula.

Ndërkohë pas deklaratës së Sulës ka reaguar Spiropali, e cila i kërkoi deputetit demokrat që të bënte kujdes me gjuhën pasi sipas saj të thuash ministret bëjnë paradë mode është steriotipizim gjinor. Më tej ajo u shpreh se kryeministri Rama do të udhëtojë pasi ka për të marrë çmime, si ai nga Hillary Clinton.

“Të thuash ministret bëjnë paradë mode është steriotipizimin gjinor, Shëmbuj të tillë t’i shmangim se këto gratë që etiketove ti mbajnë barrën më të rëndë të kësaj qeverie, sepse përbëjnë mbi 70 të kabinetit. Sa për udhëtimet e kryeministerit, sigurisht që do të udhëtojë kryeministri se ka për të marrë çmime, si ai nga Hillary Clinton. Të jeni të sigurt që kilometrat që ne bëjmë në tokë, det apo ajër janë për t’i shërbyer këtij vendi. Pastaj për flokë e për xhelra, dihet se kë keni ju”, iu përgjigj Spiropali

Të Fundit