18-vjeçari i braktisur nga prindërit sistemohet në qendrën e zhvillimit Durrës

Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në familjen Buda.Grigor Buda, gjyshi i 18 vjecarit, Nino Buda, që është i paralizuar, kërkoi ndihmë për nipin e tij, të braktisur nga prindërit. Grigori tha, se Nino ka një vit pa u larë, pasi ai dhe e shoqja, janë të vjetër e nuk e ngrenë dot.18 vjecari merr 250 mijë lekë kemp dhe 150 mijë lekë i merr gjyshi për kujdestarinë. Grigori tregoi, se Ninon e kanë operuar nga sytë, ai ka probleme me mushkërinë, dhëmbët, por për të nuk kujdeset askush.E ëma e djalit tha, se i biri duhet të shkojë në një qendër rezidenciale, pasi ajo vetë nuk mund ta mbajë.Ne u interesuam në Shërbimin social dhe mundëm të sistemojmë Ninon në qendrën rezidenciale të zhvillimit Durrës.Drejtoresha Mimoza Xhengo e mirëpret Ninon, duke e prezantuar edhe me qendrën.Vec kësaj, shumë klinika dentare janë ofruar në “Stop”,duke marrë përsipër dhëmbët e Ninos, ndërsa Fatjon Zhllima, me banim në Londër do i sjellë për një vit 100 paund në muaj.

Të Fundit