13 Qershori për zgjedhjen e kryetarit, data miratohet nga kryesia e PD

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar 13 Qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin dhe sktrukturat drejtuese të partisë.

Kjo datë u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi në mbledhjen e kryesisë.

Sipas propozimit të Bardhit, nga 16-22 maj do të bëhet paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret, ndërsa në periudhën 24 maj – 11 qershor është koha për fushatë në të gjithë strukturat.

Në 13 qershor të mbahen zgjedhjet sipas parimit një anëtar një votë.

Njëkohësisht për procesin zgjedhor do ngrihet një komision i drejtuar nga Emin Gjana. Ndërkohë kjo datë pritet të miratohet edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Të Fundit