E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Bota

1100 £ gjobë për babain që goditi me shuplakë vajzën e tij 15 vjeçe, shkak një foto në Snapchat

Një baba është ndëshkuar me 1,100 £ gjobë pasi ka goditur vajzën e tij aoleshente në fytyrë gjatë një grindjeje familjare për postimin e një fotoje të tij në rrjetet sociale.

51-vjeçari, Gary Finn, goditi vajzën 15-vjeçare që ai e konsideronte si “Princeshën e tij” me pjesën e pasme të dorës teksa e akuzoi atë se kishte postuar foto të turpshme të tij në rrjetin social Snapchat.

Mendohet se i ati i saj, e kishte pyetur adoleshenten se si do të ndihej ajo nëse ai do të postonte foto të tilla të saj në internet. Më pas dyshja nisën të grindeshin në momentin që ai u përpoq t’i merrte telefonin asaj. Kjo gjë nxiti debatin më shumë duke shkaktuar zhurma të shumta, të cilat u dëgjuan dhe në katin e mësipërm të apartamentit.

Menjëherë, Policia u thirr në banesën që ndodhet në Kearsley pranë Bolton, Greater Manchester. Finn, i cili nuk ka pasur asnjëherë më parë telashe me policinë, u akuzua për dhunë.

“E kam parë atë të dhunshëm më parë, por kjo ishte ndryshe, ai më frikësoi më shumë se zakonisht”, tha vajza.

Në një gjykatën në Wigan, Finn pranoi sulmin dhe u gjobit me 1,100 £.

Atij iu dha gjithashtu një urdhër ndalimi 12-mujor që e ndalonte të kontaktonte me vajzën e tij. Që atëherë ai është larguar nga shtëpia e familjes dhe tani jeton me motrën e tij.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑