Yuri Kim me Dua Lipën: Një super yll në skenë dhe jashtë saj

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar mbrëmjen e djeshme me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.

Kim shprehet se Dua është një superyll në skenë, dhe më shumë edhe jashtë saj.

“Më pëlqeu të shijoja një darke më Dua Lipën dhe familjen e saj, si dhe me miqtë e saj.

Bisedë e mahnitshme në lidhje me njohjen e fuqisë dhe përgjegjësisë që të gjithë kemi (edhe nëse nuk jemi zgjuar ende) për ta bërë botën thjesht pak më të mirë, secili në mënyrën tonë. Dua është një super yll i mirëfilltë jashtë skenës, edhe më shumë”, shkruan Yuri Kim.

Prej ditës së djeshme Dua Lipa po qëndron në Tiranë, ku ka ardhur për të parë nga afër punimet për një kopsht të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet me financimin e fondacionit të babait të saj.

Ajo u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Të Fundit