Xhudistja Distria Krasniqi siguron finalen në Tokio 2020 – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Xhudistja Distria Krasniqi siguron finalen në Tokio 2020

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, është në finalen e Lojërave Olimpike Verore, që po mbahen në Tokio.

Ajo ka mposhtur të shtunën lojtaret, Gabriela Chibana, Chen-Hao Lin dhe Urantsetseg Munkhbat në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka thënë se xhudistja Krasniqi veçse i ka siguruar Kosovës medalje olimpike.

“Urime Kosovë medalja e dytë olimpike”, ka thënë ky Komitet përmes një postimi në Facebook. Kosova e ka fituar medaljen e parë olimpike përmes xhudistes Majlinda Kelmendi në Rio 2016.

Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte. Ky organizim është shtyrë nga vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *