Ndërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”, Rama: Puna vijon pa u ndalur – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Ndërtimi i gjimnazit “Sami Frashëri”, Rama: Puna vijon pa u ndalur

Kryeministri Edi Rama e ka nisur të shtunën duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri ku po vijon puna për ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Krahas videos së publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama shkruan se puna vijon pa u ndalur, deri në përfundim të projektit.

Teksa ka ndarë një video në rrjetet sociale, Rama thekson se puna po vazhdon pa u ndalur.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk pushon për gjimnazin “Sami Frashëri”, ju uroj të gjithëve një pushim të bukur sot”, shkruan Rama.

Gjimnazi “Sami Frashëri” përsoi dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *