Drogë në makinë, policia jep informacion për ndalimin e djalit të Azem Hajdarit

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me shoqërimin në Elbasan të djalit të Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër si babai i tij.

Sipas Policisë, në automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga 23-vjeçari H.Gj. janë gjetur 5 doza lëndë narkotike, kanabis.

Referuar informacionit të policisë, Azem Hajdari dhe një vajzë 19 vjeçe me banim në Lushnje ishin pasagjerë.

Aktualisht, Hajdari bashkë me drejtuesin e automjetit dhe 19-vjeçaren janë shoqëruar në Komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Shërbimet e Policisë në kuadër të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi”, që drejtohej nga shtetasi H.Gj., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 doza lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Drejtuesi i mjetit sëbashku me pasagjerët A.H., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe S.M., 19 vjeçe , banuese në Lushnje, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit