Vleresimi i pallatit plot gabime/ i kerkojne banoreve te dalin nga shtepia.

Ndonëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, për pallatin 407 tek njësia 4, rruga e Dibrës, banorët thonë, se nuk kanë pasur dëme dhe asnjë problem deri para dy javësh. Në këtë kohë u vjen një shkresë nga njësia 4, ku pretendohet, se pallati është shumë i dëmtuar dhe i vlerësuar me DS4 dhe banorët duhet të dalin nga shtëpitë e të marrin bonus qiraje.Në raportin e siguruar, inxhinierët e institutit të ndërtimit, Dhimitër Papa dhe Kristaq Kali, kanë bërë gabime në të dhëna, pasi sipas koordinatat i referohen një pallati në Surrel dhe jo te rruga e Dibrës. Madje nuk korespondojnë as katet, as materiali i tullave dhe asgjë tjetër.Për këtë problematikë, vemë në dijeni kryetaren e njësisë administrative 4, Liri Qoshi, e cila pasi njihet me rastin, thotë, se do t’i cojë shkresë institutit, që të rishikojë vlerësimin.Më pas flasim me njërin nga inxhinierët e ekspertizës, Dhimitër Papa, i cili këmbëngul, se bëhet fjalë për lapsus, por vlerësimi nuk ndryshon.Në fund ai thotë, se do të tërhiqet nga rasti dhe vlerësimin le ta bëjnë kolegë të tjerë.

Të Fundit