Veliaj në Bovillë: Do furnizojë 24 orë me ujë Tiranën, përfiton edhe Kamza

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës. Gjatë inspektimit, Veliaj tha se ky investim do të mundësojë furnizimin me ujë të qytetit 100%.

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”, tha Veliaj.

 Po ashtu, Veliaj tha se nga ky investim do të përfitojnë qytetarët që jetojnë në bashkinë Kamëz.

“Më vjen mirë që një pjesë e furnizimeve do jetë edhe për gjithë qytetarët e Kamzës, do të shkojë për ta. Ujësjellësi i Kamzës nuk ka fuqi ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, kështu që më vjen shumë mirë që ky është një investim nga i cili do përfitojnë edhe qytetarët e Kamzës. Ne po rritemi në një simbiozë ku në të dyja anët e Lumit të Tiranës, si Tirana dhe Kamza”, theksoi ai ai.

Të Fundit