Tekstet falas, Rama: Libra të përdorur ka dhe në Francë e Suedi

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj kanë inspektuar ditën e sotme punimet për rindërtimin e shkollës “Gjon Luka” në Fushë –Krujë.

Gjatë inspektimit, Kushi theksoi se përveç ciklit 9-vjeçar, këtë vit tekste falas do të përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë.

Më tej ajo njoftoi se nga viti i ardhshëm nga klasa e parë deri në të tretën do të ketë vetëm libra një përdorimsh.

Ndërkohë kreu i qeverisë, shtoi se praktika e librave të përdorur është ndjekur edhe nga vendet e  zhvilluara si Franca edhe Suedia.

Pjesë nga biseda

Evis Kushi: Këtë vit tekste falas do plotësojmë edhe klasat e teta dhe të nënta. Për të plotësuar kështu ciklin bazë.

Tekste falas do përfitojnë edhe 16 kategori në arsimin e mesëm dhe të lartë. Për vitin e ardhshëm kemi parashikuar që nga klasa e parë deri në të tretë, të jenë një përdorimsh. Deri tani kemi vetëm klasën e parë që librat janë çdo vit të reja. Qëllimi nuk është vetëm për të kursyer para por edhe për t’i edukuar nxënësit që të mirëmbajë librin.

Edi Rama: Librat që kalojnë nga një dorë në tjetrën janë dhe në Francë dhe në Suedi.

Evis Kushi: Ndërkohë nga viti tjetër deri në klasën e tretë duke qenë se ka shënime në libra ne do ta bëjmë që të jenë një përdorimsh.

Të Fundit