Najada Çomo jashtë parlamentit, kush e zëvendëson sipas listës së PS – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Najada Çomo jashtë parlamentit, kush e zëvendëson sipas listës së PS

Kryeministri, Edi Rama, njoftoi këtë të mërkurë në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë të qeverisë se deputetja e zgjedhur e PS, Najada Çomo i kishte kërkuar të linte mandatin e deputetit,  për t’iu përkushtuar punës në Spitalin Infektiv në Tiranë pas rritjes së rasteve me Covid -19.

Por kush do ta zvendësojë Çomon në parlamentin e ardhshëm? Sipas kodit zgjedhor një deputet që i përket shtresës më pak të përfaqësuar në Parlament (në këtë rast gratë) lë mandatin për një arsye të caktuar, ky mandat i shkon një tjetër kandidati të po kësaj shtrese, në bazë të votave të mbledhura.

Kështu, Çomo, e cila mbante numrin dy në listën e socialistëve të 25 Prillit, do të zëvendësohet nga kandidatja grua pasuese në listë me numrin më të madh të votave.

Kandidatja e cila vjen e para në listën e socialistëve dhe që ka mbledhur më shumë vota është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.  Ajo arriti të marrë 5597 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *