”Ta tregoj unë ty”, gruaja e doktorit kërcënon me jetë qytetaren!

Në 24 maj ishim në Korcë për rastin e një pacienti, i cili ishtë operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, duke rrezikuar jetën. Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi tregoi për operacionin e apendesitit dhe më pas për atë të tëmthit. Pas operimit të parë pacienti u rikthye në Spitalin e Korcës, ku iu nënshtrua operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, u përkeqësua.Më pas Besnikun e sollën në Tiranë, ku u operua për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba. Bashkëshortja e pacientit tregoi, se i shoqi u operua 3 herë për 37 ditë.Por pas transmetimit, kjo e fundit sinjalizon në redaksinë e emisionit “Stop”, se ka marrë kërcënime nga gruaja e mjekut Nikolla Nunka.

Të Fundit