STOP-EMISIONI 199(SEZONI 7) 8 Qershor 2022-Sherri i pronareve, pas 25 vjetesh gjykata nxjerr familjet nga shtepia.

Disa familje, që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë, denoncojnë në “Stop”, se duan t’i nxjerrin nga shtëpitë, që kanë blerë prej 25 vjetësh, dhe që i kanë me hipotekë.Në mes tyre ka edhe blerës, apartamentet e të cilëve janë shitur 4 herë.Problemi për ta ka ardhur për shkak të një konflikti midis dy ortakëtve, që kanë ndërtuar këtë pallat. “Super Beton Mati”, investitor me përfaqësues z. Gani Hoxha ish-deputet dhe “Genti Rexhepi shpk” nuk janë marrë vesh për ndarjen e fitimit dhe tani rrezikojnë banorët të dalin nga shtëpitë pas 25 vjetësh.Një vendim i formës së prerë i vitit 2003 ka ringallur konfliktin. Në këtë vendim janë quajtur të paligjshme kontratat për disa apartamente, që ka shitur Genti Rexhepi. Në vendim thuhet, se disa familje duhet të dalin nga shtëpitë, kur Genti Rexhepi t’u kthejë paratë.Ky i fundit nuk i paguar kurrë këto para dhe shtëpitë nuk janë bllokuar ndonjëherë në hipotekë.Zoti Rexhepi shpjegon, se vendimi është i paekzekutueshëm dhe banorët nuk kanë lidhje me këtë konflikt pronarësh.

Gjatë një feste në ambasadën britanike, presidenti Meta i ka thënë ambasadorit britanik, se ministri Arben Ahmetaj në fakt quhet tigër. Në Ohër u mbajt takimi i radhës në kuadër në nismës “Ballkani i hapur”. Kryeministri Rama tha, se nuk do të presë më për dasmën me Europën, por kur ajo të ndodhë në do të jemi gati. Rama e quajti Ballkanin dhëndri dhe Europën nusja dhe tha, se është e rënë të ngelë në derë dhëndri sa një zdap.

Në 24 maj ishim në Korcë për rastin e një pacienti, i cili ishtë operuar dy herë nga kirurgu Nikolla Nunka, duke rrezikuar jetën. Bashkëshortja e pacientit Besnik Shkëmbi tregoi për operacionin e apendesitit dhe më pas për atë të tëmthit. Pas operimit të parë pacienti u rikthye në Spitalin e Korcës, ku iu nënshtrua operacionit të dytë, pas të cilit në vend që të përmirësohej, u përkeqësua.Më pas Besnikun e sollën në Tiranë, ku u operua për herë të tretë nga kirurgu i Spitalit të Traumës Myftar Torba. Bashkëshortja e pacientit tregoi, se i shoqi u operua 3 herë për 37 ditë.Por pas transmetimit, kjo e fundit sinjalizon në redaksinë e emisionit “Stop”, se ka marrë kërcënime nga gruaja e mjekut Nikolla Nunka.

Të Fundit