Konflikti i dy ortakëve nxjerr 7 familje nga shtëpitë

Disa familje, që banojnë në zonën e OSHEE-së në Tiranë, denoncojnë në “Stop”, se duan t’i nxjerrin nga shtëpitë, që kanë blerë prej 25 vjetësh, dhe që i kanë me hipotekë.Në mes tyre ka edhe blerës, apartamentet e të cilëve janë shitur 4 herë.Problemi për ta ka ardhur për shkak të një konflikti midis dy ortakëtve, që kanë ndërtuar këtë pallat. “Super Beton Mati”, investitor me përfaqësues z. Gani Hoxha ish-deputet dhe “Genti Rexhepi shpk” nuk janë marrë vesh për ndarjen e fitimit dhe tani rrezikojnë banorët të dalin nga shtëpitë pas 25 vjetësh.Një vendim i formës së prerë i vitit 2003 ka ringallur konfliktin. Në këtë vendim janë quajtur të paligjshme kontratat për disa apartamente, që ka shitur Genti Rexhepi. Në vendim thuhet, se disa familje duhet të dalin nga shtëpitë, kur Genti Rexhepi t’u kthejë paratë.Ky i fundit nuk i paguar kurrë këto para dhe shtëpitë nuk janë bllokuar ndonjëherë në hipotekë.Zoti Rexhepi shpjegon, se vendimi është i paekzekutueshëm dhe banorët nuk kanë lidhje me këtë konflikt pronarësh.

Të Fundit