Stop – Policet e burgjeve ne meshire te fatit, pa pagese transporti e pa uniforma! (17 mars 2020)

Dy punonjës të IEPV Shën Koll ndajnë me ne shqetësimin për transferimin dhe komandimin në IEPV e Recit. Ata thonë, se nuk u paguhet transporti, pavarësisht, se bëjnë mbi 100 km rrugë në ditë. Vec kësaj, punonjësit nuk kanë uniforma, nuk u vlejnë gradat dhe vjetërsia në punë.Drejtori i komanduar i burgut të Shën Kollit, Zyhdi Katroshi, thotë, se ai nuk ka gjë në dorë as për dietat e për uniformat, pasi cdo zgjidhje duhet të vijë nga Tirana.Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nuk u kursye në kritika edhe për kohën, që ai ka qenë në krye të kësaj ministrie. Sipas Manjanit është e pafalshme gjendja, ku janë lënë punonjësit e policisë së burgjeve.

Të Fundit