Stop – Libohove/ Skandali, nxenesi merr notat duke qene ne France! (25 shtator 2019)

Roland Cano, mësues që prej 2010-ës në gjimnazin “11 Shkurti” në Libohovë,denoncon drejtorin e shkollës, i cili i ka manipuluar rezultatet e vlerësimit.Nga kjo gjë, e kanë transferuar nga Libohova në Nepravishtë.Vec kësaj Rolandi tregon, se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle,kanë vlerësuar me nota një nxënës të klasës së 12-të, i cili ka kërkuar azil në Francë.Drejtori dhe mësuesja kujdestare e pranojnë, që kanë bërë këtë shkelje. Ndërsa drejtoresha e ZA-së Dropull-Libohovë, Albana Hasanaj, thotë, se do të ngrihet komision vlerësimi për mësues Rolandin. Por për rastin e nxënësit, që ka marrë notat, pa qenë në Shqipëri, sipas saj, duhen shkarkuar të gjithë mësuesit.

Të Fundit