Stop – Kamez/ Viti i ri shkollor zbraz shkollat nga mesuesit! (25 shtator 2019)

Viti i ri shkollor ka nisur me mungesa arsimtarësh në Kamëz.Në bashkinë e Kamzës, janë 55 vende vakante në ciklin 9 vjecar dhe fillor, nga të cilat, 44 të përhershme dhe 11 të përkohshme. Në zyrën vendore arsimore Kamëz, përgjegjësi Gertjan Murataj, u shpreh, se lista e mësuesve fitues nuk është shpallur akoma, por të interesuarit, kanë patur mundësi të shohin rezultatet e tyre.Në Drejtorinë e arsimit parauniversitar, drejtuesi, Fiqiri Çifligu, pranoi problematikën dhe u shpreh, se do t’i jepet zgjidhje. Por sipas tij, ka neglizhencë nga mësuesit, që në shumë raste, nuk janë të interesuar për këtë punë

Të Fundit