Stop – Keshilli i Ministrave s’njeh vendimet gjyqesore, fsheh buxhetin! (13 shkurt 2019) – Stop
KLIPET

Stop – Keshilli i Ministrave s’njeh vendimet gjyqesore, fsheh buxhetin! (13 shkurt 2019)

Në 2013 Vilma Kadesha punonte në Këshillin e Ministrave si anëtare e komisionit të prokurimit publik, por në mënyrë ta pamotivuar u hoq nga puna.Kadesha iu drejtua gjykatës dhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 40 milionë lekë.Për të ekzekutuar vendimin Vilma Kadesha pajtoi një përmbarues privat, por ky i fundit, prej një viti e gjysëm nuk arrin të marrë paratë, që i takojnë klientes së tij.Në këto kushte, përmbaruesi vuri sekuestro në buxhetin e Këshillit të Ministrave, por buxheti rezultoi bosh. Emisioni “Stop” mësoi, se për të shmangur detyrime të tilla ligjore, Këshilli i Ministrave ka krijuar një nënstrukturë të posacme, të quajtur Aparati i Këshillit të Minsitrave, ngaku lëvrohen paratë. Prej dy muajsh i jemi drejtuar me shkresë zyrtare Këshillit të Ministrave, por nuk kemi përgjigje për situatën në fjalë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *