Stop – Kamez/Parukierja i jep diplome false e kercenon familjen e denoncueses! (13 maj 2020)

Jemi ndalur në Kamëz, pasi një vajzë tregon, se ka paguar 400 mijë lekë të vjetra për një kurs parukerie nga parukeri Ornela. Pas një muaji e gjysmë ka marrë një diplomë, që nuk i është njohur për punësim.Ornela dhe Blerta, partnere në këtë parukeri e kanë hapur aktivitetin, edhe në ditët, që nuk lejohej për shkak të pandemisë.Gazetarja e Stop e priti Ornelën për një shpjegim, por në vend të këtij shpjegimi, ajo shkoi dhe kërcënoi familjen e denoncueses, që ishte drejtuar në emisionin Stop.Nëna e vajzës denoncuese, Marie Deda, bëri kallzim për këtë akt dhe tregoi, se cfarë i kishte ndodhur.Pas këtij momenti, ne iu drejtuam Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe pas kërkimeve, na thanë, se diploma e lëshuar është false dhe ky biznes nuk është licensuar të tillë aktivitet.

Të Fundit