Stop-Emisioni i plotë(29 Shtator 2021)

Pas denoncimeve të përsëritura të emisionit “Stop”, oficerët e Spak kanë zbarkuar të martën në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër. Sipas burimeve për mediat, po verifikohen një sërë dokumentesh, që mund të përbëjnë shkelje ligjore.Mësohet, se janë shoqëruar në komisariatin e Dibrës 3 zyrtarë, dy inspektorë të ZVA-së dhe financieri i Këshillit të Qarkut.Në shtator 2020, emisioni Stop tregoi, se drejtoresha e ZA-së Peshkopi,Brikena Dani,e cila nuk plotësonte vetë kriteret ligjore për pozicionin e punës, u kishte ndërprerë pa të drejtë kontratën 300 mësuesve. Zonja Dani kishte paguar mësuesin dhe drejtorin e shkollës Selishtë, Avni Delishi, edhe pse ky i fundit rezultonte në Londër, që nga muaji mars 2020.Këtë shtator, Stop u rikthye në Selishtë, ku tregoi me prova e fakte, se drejtori i shkollës së Selishtës, ishte me shkollë të mesme. Të nesërmen Rubin Kurti u shkarkua dhe u zëvendësua me një arsimtar me shkollë të lartë. Por tani fjalën e ka Spaku për gjithë këto shkelje ligjore.

Jemi në stacionin e zjarrfikëses në Peqin, pasi prej 2 javësh punonjësve të këtij sektori, nuk u ka kaluar paga.Përvec pagesës, problematike janë kushtet e punës, pasi makina e tyre, vetëm është jashtë cdo standardi,nuk kanë asnjë mjet, as veshje, as maska, asgjë. Për këtë rast iu drejtuam Bashkisë Peqin, por aty zbuluam që vetë Bashkia kishte 3 muaj pa marrë pagat.Për këtë pyetëm 2 nënkryetarët e bashkisë, Madrid Sula dhe Xhesiana Dokja, dhe ata premtuan zgjidhjen e pagave të zjarrfikësve, ndërsa thanë, se ata vetë, mund të marrin një pagë të prapambetur. Sipas dy nënkryetarëve, kjo situatë e përsëritur, ka ardhur, për shkak të mosmbledhjes së taksave.Pas interesimit të gazetares së “Stop”, punonjësit e zjarrëfikëses morën pagën, ndërsa zyrtarët e bashkisë në listë pritjeje…!

Në janar 2020 emisioni “Stop” tregoi, se me 150 euro në dorë, nga ngelës shndërroheshe në kalues me notë të mirë, në lëndën e Urgjencës Kirurgjikale. Kamera e fshehtë dokumentoi, se një studente masteri e mjekësisë teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Madje për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket, se e rregulloi edhe me sekretaren, të cilën e përmend vetë në video. Studentja në fjalë pretendoi, se pedagogu Besnik Faskaj e bënte në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë, se në provim kishte shkruar, por notën 4 e kishte marrë enkas, që të vinte puna te paratë.Megjithë faktet e transmetuara me zë, figurë dhe dokumenta, cështja është ende në gjykim dhe gjyqtarja Iliriana Olldashi ka thirrur dëshmitare në proces gazetaren, që raportoi ngjarjen.

Të Fundit