Gazetarja interesohet per pagat e zjarrfikeseve, punonjesja e bashkise: Ne kemi 3 muaj pa i marre vete! – Stop
KLIPET

Gazetarja interesohet per pagat e zjarrfikeseve, punonjesja e bashkise: Ne kemi 3 muaj pa i marre vete!

Jemi në stacionin e zjarrfikëses në Peqin, pasi prej 2 javësh punonjësve të këtij sektori, nuk u ka kaluar paga.Përvec pagesës, problematike janë kushtet e punës, pasi makina e tyre, vetëm është jashtë cdo standardi,nuk kanë asnjë mjet, as veshje, as maska, asgjë. Për këtë rast iu drejtuam Bashkisë Peqin, por aty zbuluam që vetë Bashkia kishte 3 muaj pa marrë pagat.Për këtë pyetëm 2 nënkryetarët e bashkisë, Madrid Sula dhe Xhesiana Dokja, dhe ata premtuan zgjidhjen e pagave të zjarrfikësve, ndërsa thanë, se ata vetë, mund të marrin një pagë të prapambetur. Sipas dy nënkryetarëve, kjo situatë e përsëritur, ka ardhur, për shkak të mosmbledhjes së taksave.Pas interesimit të gazetares së “Stop”, punonjësit e zjarrëfikëses morën pagën, ndërsa zyrtarët e bashkisë në listë pritjeje…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *