STOP – 12 Janar 2018 EMISIONI 95 (SEZONI 3)

Hitparade i absurdit shqiptar.
Plehra që digjen në varrezat e Sharrës. Një autoambulancë po ngarkohet me cimento.Një mjek kardiolog kujdeset të rregullojë edhe derën, pavarësisht se njerëzit presin në rradhë për t’u vizituar.Rradhë për abone shfaqen në mënyrë periodike në emisionet tona dhe sërish situata nuk ka ndryshuar.Një punonjës në doganën e Kapshticës u merr qytetarëve cokollata. Një qytetar këput lule në ambiente publike. Një tjetër qytatar është fotografuar, ndërsa është rehatuar e po pushon mbi një pemë. Janë këto disa nga situatat që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit”.

Pas ngërcit, “Stop” regjistron djalin rom në shkollën “Ardian Klosi”.
Manjola Xhafa, një qytetare rome banore e njësisë numër 8 ankohet në “Stop”, se nuk i regjistrojnë djalin në shkollën “Ardian Klosi”, aty ku i takon në bazë të vendbanimit. Orgito ndjek klasën e dytë në shkollën “Ramazan Jarani” , që ka gjysmë ore larg shtëpisë. Drejtori i shkollës “Ardian Klosi”, Gjergji Vangjeli, thotë, se Manjola nuk ka shkuar kurrë të regjistrojë djalin, por vetë Manjola pohon të kundërtën. Pas interesimit të “Stop” edhe me kreun e shoqatës së romëve, Orgito merr shpërnguljen nga shkolla ku është aktulisht dhe transferohet tek “Ardian Klosi”.

Stop” hap rrugën “private” drejt uljëmbledhësit të Sharkës.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi problematikën e ujëmbledhësit të Sharkës, rruga drejt të cilit ishte bllokuar me tabelën “pronë private”.Investigimi i “Stop” nxorri në dritë faktin, se “pronarë” të rrugës ishin bashkëshortët Agim dhe Silvana Mema dhe kjo e fundit rezulton anëtare e Këshillit Bashkiak të Vorës. Sot rruga është hapur, trau është hequr dhe po ashtu është prishur ndërtimi te dalja e emergjencës.

Të Fundit