STOP – 15 Janar 2018 EMISIONI 96 (SEZONI 3)

“Supermenët” që na qeverisin dhe mesazhi i qytetarëve për ta.
Java nisi sot me të hënën blu, që konsiderohet dhe dita më e trishtuar e vitit.Një ditë më parë FRESH-i i partisë socialiste u mblodh në një aktivitet, ku ra në sy logoja e supermenit në sfondin e aktivitetit. Të tillë logo në bluzën e tij kish përdorur edhe Erion Veliaj në ditën e verës në 14 mars 2016. Më pas transmetohet një video e sanitareve të qytetit të Beratit, të cilat i drejtohen kryeministrit, t’u zgjidhë problemin e pagave, që kanë tre muaj, që nuk i marrin.Një qytetar ka realizuar një video selfie me Renaldon, ku pasi numëron gjithë punët, që ka bërë në të gjithë Shqipërinë, deklaron se pensioni i tij, është më i vogël, sesa shpenzimet për të mbajtur një kone.

Skandali, dhuna për pronën në Borsh, Stop e paralajmëroi dy vjet më parë.

Më datë 11 Mars 2016 emisioni “Stop” ishte në Borsh, nga ku solli në vëmendje problemin e Mark Gjinit, shtëpinë e të cilit e kishte zaptuar Gjon Marku, i autorizuar për të ndjekur procedurat e legalizimit.

Por sot, pas dy vitesh, Mark Gjini është dhunuar dhe është me hematoma e dhjetëra të qepura në kokë.  Ai tregon se familja Marku i zuri pritë atij dhe bashkëshortes, Lule Gjini dhe i dhunuan me sëpatë.

Drejtoria e Policisë Sarandë shprehet se do të koordinojë punën me policitë e Himarës, Vlorës dhe prokurorinë për të parandaluar një ngjarje më të rëndë kriminale.

Një histori mashtrimi ka ndodhur rreth dy vite më parë në Shkallë-Borsh. Mark Gjini jetonte në një vend të huaj dhe me prokurë të posaçme i besoi fqinjit të tij, Gjon Pjetër Marku të ndjekë procedurat e legalizimit të shtëpisë. Pjetri e ndihmoi fqinjin duke ia legalizuar shtëpinë, por e vendosi në emrin e tij, ndaj Gjini përfundoi duke jetuar sëbashku me familjen në një kasolle.

“Kam rregulluar shtëpinë në vitin 2000. Me një prokurë të posaçme ia kam lënë Gjon Pjetrit që të përgjigjet te Zyra e ALUIZNI-t. Le që nuk u përgjigj, por zhduku dhe dosjen. U detyruam i bëmë letër drejtorit të ALUIZNI-t që na erdhi dosja. Këtë rrjetën e ka vendosur në vitin 2014, kur kam ardhur unë. Nuk më ka lënë të hyj në shtëpinë time. Më ka detyruar të vij në kasollen e lopës me tre të mitur dhe gruan. Në shtëpitë e fëmijëve, të rregulluar me gjak, rri gomari dhe lopa, ndërsa në kasollen e lopës rrinë tre fëmijët e mitur dhe unë me gruan”.

Bashkëshortja e Markut rrëfen se Marku i ka dhunuar disa herë dhe se pavarësisht denoncimit të tyre ndaj tij, asgjë nuk ndodhi.  

Emisioni “Stop” rikthehet në Borsh për ngjarjen e paralajmëruar dy vite më parë. Gazetari komunikon sërish me Mark Gjinin, por këtë herë në spital, pasi ai është dhunuar barbarisht nga Gjon Pjetër Marku, me të cilin kishte konflikt pronësie.

“Gjon Pjetër Marku me djalin, gruan dhe nusen e vëllait të tij. Unë sa dola nga puna me gruan, nga Piqerrasi po shkoja tek ullinjtë e një fshatari. Në orën 4 pasdite unë, gruaja dhe djali kemi marrë rrugën për të shkuar në shtëpi. Sipër rrugës na ka dalë djali i Gjonit dhe na sulmoi. A ka qenë levë, nuk e di. Gjoni dhe e shoqja kanë kapur gruan, duke i rënë gruas. Na kanë masakruar, na kanë lënë për të vdekur në kanal. Fati jonë që erdhi një gjitoni jonë që i ka hequr këta. Kemi njoftuar policinë, dy orë kemi ndenjur ne dhe policia nuk ka ardhur. Mua më kullonte gjak! Tre a katër ditë sot në spital, s’e di se kam humbur ndjenjat. Policia ka ardhur vetëm dje”.

Mark Gjoni numëron dëmtimet, duke përmendur frakturë në kokë, në këmbë e në krahë.

“Na kanë lënë për të vdekur! Ne kemi qenë të vdekur në kanal, ka ardhur një tropojan që nuk e njoh fare dhe na ka vënë në makinë. Unë kam qenë pa ndjenja, jam përmendur pas 2 ditësh!”

Saimir Kodra e konsideron këtë çështje të transmetuar në emisionin “Stop” si një kronikë të një plagosjeje të rëndë të parlajmëruar.  

Gazetari komunikoi edhe me bashkëshorten e Markut, e cila gjithashtu është dhunuar rëndë dhe gjendet në spital. Ajo e përlotur shprehet se ka dhimbje në të gjithë trupin.

“Na kanë dalë pritë sipër shtëpisë. Isha duke ardhur nga puna, vetëm kur e pash atje lart. Gjoni më ka gjuajtur me shkelma dhe pastaj më ka kapur e shoqja, më ka rënë me shkopinj në qafë e kokë, më ka kapur prej flokësh, më ka gjuajtur me grushta. Edhe djalin ma kanë sulmuar, i kanë rënë në kokë, sytë i ka të nxirë”.  

Më datë 8 Janar 2018 është bërë arrestimi në flagrancë i Gjon Pjetër Markut për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga Nenet 88/1 dhe 89 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 07.01.2018, rreth orës 16:00, ky shtetas për motive pronësie ka goditur me pjesën e mbrapme të sopatës metalike, në kokë shtetasin Mark Ndue Gjini, si dhe i ka shkaktuar dëmtime të lehta Lule Gjinit.

Në lidhje me masat të cilat do të merren në vijimësi do të rakordohet puna me Stacionin e Policisë Himarë, Drejtorinë e Policisë Vlorë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve më të rënda kriminale, si pasojë e këtij konflikti të mbartur në vite.

Ndroq, gafa në regjistrimin e hipotekës sorollat qytetarin nëpër gjykata.
Rustem Çekirri tregon, se prej 30 vitesh jeton në Ndroq dhe trualllin, ku ka ndërtuar shtëpinë, ia ka dhënë komuna. Në vitin 2014, ndërsa interesohej pranë komunës për dokumentat e shtëpisë, konstaton një gabim, që e bëri të nedet nëpër zyra pa zgjidhje. Zyra e Regjistrimit të pasurisë, numrin e pasurisë së Rustemit, ia ka dhënë komshiut të tij, Skënder Enesit. Ky i fundit ka marrë një kredi bankare me garanci hipotekore shtëpinë e Rustemit. Tashmë në hipotekë i kërkojnë vendim gjyqi, ndërsa në dyert e gjykatës nuk po e gjen zgjidhjen, edhe pse vetë komshiu është i gatshëm për korrigjimin.

Të Fundit