STOP-EMISIONI 35(Sezoni 8) 21 Tetor 2022-Pas Lushnjes, Fieri pa raporte lindjeje, drejtori: mos u merrni me gjera kot!

Më 30 shtator të këtij viti trajtuam problemin e mungesës së raporteve modelare në konsultorin e Gruas në Lushnje, sepse nuk i kishte sjellë Issh Fier. Pasi zgjidhëm problemin e Lushnjes, shumë qytetarë denoncuan mungesën e këtyre raporteve edhe në Fier.Një qytetare thotë, se kishte marrë lejen e lindjes në prill 2022 dhe nuk merr raportet nga korriku deri më sot. Për këtë problematikë interesohemi tek Qendra Shëndetsore nr. 2 Fier dhe konsultori i Fëmijës. Atje na thonë, se nuk kanë patur raporte modelare, por me ngritjen e problemit nga ana e emisionit “Stop” ato erdhën për një vit.Flasim me Drejtorin e Issh, Xhevit Bushaj, i cili nuk pranoi asnjë shkelje për mos pajisje me raporte modelare, gjë që përgënjeshtrohet nga punonjësit e Qendrës Shëndetsore.

Në Prrenjas, dritat lihen ndezur gjatë ditës, megjithë planin e shpallur për kursimin e energjisë elektrike.Dritat ndezur janë lënë edhe në Unazën e Re në Tiranë.Në Vlorë kryeinfermierja shkon në punë me xhinse të grisura. Në Bajram Curr telat e energjisë elektrike janë hedhur e ngatërruar përtokë, duke u shndërruar në rrezik për qytetarët.Në Shkodër varrezat janë përmbytur si pasojë e shirave të ditëve të fundit.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.

Në mes të shtatorit transmetuam rastin e një aksidenti të ndodhur në 20 shtator 2021 në segmentin rrugor, që të con nga kthesa e Kamzës drejt Vorës. Për pasojë në aksident humbi jetën e moshuara Drita Hakorja. Bashkëshorti Myrvet Hakorja tregoi, se ka qenë duke bërë pazaret së bashku me gruan e tij. Në momentin që kanë dalë, Myrveti ka kaluar i pari rrugën, për të shkuar tek furra e bukës dhe më pas tentoi të kalojë gruaja e tij. Por një kamion, që ishte i ndaluar, është nisur dhe aksidentuar Dritën për vdekje.Kamioni drejtohej nga një shtetas maqedonas. Ekspertiza nxorri viktimën fajtore. Prokuroria kërkoi pushimin e cështjes, por gjykata vendosi rihetimin dhe kryerjen e riekspertizës eksperimentale.Gazetarja e “Stop” ka bërë një eksperiment, duke treguar se drejtuesi i kamionit ka patur shikueshmëri nga të gjitha anët.

Të Fundit