Politikani brazilian hedh granata dhe gjuan me pushkë punonjësit e policisë

Një politikan brazilian është në paraburgim pasi hodhi granata ndaj policëve që shkuan në shtëpinë e tij në shtetin Rio de Zhaneiro për ta arrestuar.

Roberto Jefferson, një aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej.

Ngjarja ndodhi në në Levy Gasparian, në veri të kryeqytetit të shtetit Rio de Zhaneiro, ku dy oficerët  u dërguan në spital dhe më pas u liruan.

Një gjykatës i Gjykatës së Lartë urdhëroi më parë ndalimin e tij për fyerje të kryetares së drejtësisë Carmen Lucia.

Ai ishte tashmë në arrest shtëpiak për kërcënimin ndaj saj.

Alexandre de Moraes, kishte urdhëruar ndalimin e politikanit me arsyetimin se ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Tensionet janë të larta në Brazil përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës midis Bolsonaro dhe krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva.

Të Fundit