A ka qenë Platoni komunisti i parë në botë?

A ishte filozofi i Greqisë së lashtë, komunisti i parë që ka njohur historia e njerëzimit?

Le ta eksplorojmë.

Origjina e marksizmit daton kohë më parë. Të gjithë e dinë se Karl Marksi është kumbari i doktrinës komuniste. Vepra të tilla si Manifesto Komunist dhe Das Kapital kanë qenë jashtëzakonisht me ndikim në sferën e politikës moderne.

Platoni, nga ana tjetër, ishte një filozof grek që i prodhoi veprat e tij më shumë se 2000 vite më parë. Së bashku me Sokratin dhe Aristotelin, ai mbetet një nga pionierët e filozofisë perëndimore.

Por a mund të jenë këta dy mendimtarë më të lidhur nga ç’e mendojmë? A është Platoni, ndoshta, një avokat i hershëm i komunizmit?

Prona private
Heqja e pronës private është një pjesë thelbësore e komunizmit. Sa herë që lexoni ndonjë vepër të Marksit, do të ndesheni me këtë ide, madje më herët se sa vonë:

“Prona private moderne borgjeze … bazohet në antagonizmat klasore, në shfrytëzimin e shumicës nga pakica…” ka thënë ai.

Por, një koncept i ngjashëm është i pranishëm edhe në ‘Republikën’ e Platonit, por në vend që të aplikojë heqjen e pronës private për të gjithë shoqërinë, Platoni është më specifik:

“… Kujdestarët tanë nuk do të kenë asnjë pronë private përtej gjërave thelbësore … asnjëri prej tyre nuk posedon një shtëpi banimi apo magazinë ku asnjë mos të ketë të drejtë të hyjë.”

Në shtetin ideal të Platonit, ‘Gardianëve’ do t’u duhej gjithashtu të hiqnin dorë nga argjendi ose ari, sepse interesat e tyre parësore nuk duhet të jenë sipërmarrja private, por e mira e të gjithë komunitetit.

Platoni këtu flet ekskluzivisht për klasën e Gardianëve, një grup i cili përbëhet nga Sundimtarë dhe Ndihmës, të cilët qeverisin dhe mbrojnë qytetin përkatësisht.

Këto rregulla nuk vlejnë për të gjithë.

Struktura klasore
Punëtorët në shtetin ideal të Platonit lejohen të zotërojnë tokë për zhvillimin e produkteve dhe mallrave të tyre për sa kohë që ata nuk bëhen më të pasur ose më të varfër se ç ‘duhet:

“Njëra prodhon luks, përtaci dhe një dëshirë për të qenë ndryshe apo më i mirë se të tjerët, ndërsa tjetra prodhon poshtërsi dhe një kulturë të dobët pune së bashku me dëshirën për revolucion.”

Në këtë kuptim, Platoni e lejon pronësinë private me kusht që ajo të rregullohet nga shteti.

Kjo, natyrisht, është e ndryshme nga Marksi që dëshiron të heqë dorë nga prona private në tërësinë e saj. Por ideja e një sistemi me qeveri të madhe – që i jep shumë fuqi pushtetarëve – mbetet gjithsesi një ide e majtë, ndryshe nga ana tjetër e spektrit, ku të djathtët sugjerojnë se një qeveri sa më e vogël prodhon një shtet dhe një shoqëri më të shëndetshme, duke mos i lënë shumë pushtet në dorë qeverisë e cila rrezikon të korruptohet, dhe duke i lejuar qytetarët dhe bizneset të vetë-qeverisen.

Por sigurisht kjo është më e thjeshtë në teori se sa në praktikë, pasi në mënyrë që të ekzistojë në realitet, ajo do të kërkonte një kulturë politike të një niveli të lartë dhe të shpërndarë në masë, dhe një edukim dhe vetëdije politike që duhet ta zotërojnë shumica e popullsisë.

Pikërisht kësaj i frikësoheshin filozofët e lashtë grek si Platoni apo edhe Sokrati i cili mendonte se demokracia ishte e rrezikshme pasi i linte në dorë qeverisjen një shumice që gjithmonë ka probabilitetin të jetë e paedukuar – alternativa e tij ndaj kësaj ishte një lloj monarkie e cila qeverisej nga disa ‘filozofë-mbretër’ të cilët ishin të vetmit së bashku me një grup më të vogël diplomatësh që duhet të kishin të drejtën e votës, ndryshe nga demokracia që ua jep këtë të drejtë të gjithë pjesëtarëve të një shoqërie në mënyrë të barabartë.

Për më tepër, shoqëria ideale e Platonit është e ndarë në tre pjesë dalluese: Sundimtarët, Ndihmësit dhe Punëtorët. Këtu ka një strukturë të qartë që nuk i ngjan një shoqërie pa klasa, komuniste, si ajo e përshkruar nga Marksi në Ideologjia Gjermane:

“Në një shoqëri komuniste, ku askush nuk ka një sferë ekskluzive të veprimtarisë, por secili mund të realizohet në çdo degë që dëshiron…”

Si përfundim.

Platoni sigurisht që nuk është një adhurues i pronës private, dhe kjo është e thënë më butë dhe deri diku më specifike. Ashtu si Marksi, ai beson se pronësia individuale promovon egoizmin dhe lakminë. Dhe megjithëse ai beson se Punëtorët – në vend të Sundimtarëve dhe Ndihmësve – duhet të kenë një sasi të kufizuar të pronës private, ai nuk dëshiron që dikush të jetë shumë i pasur apo shumë i varfër.

Megjithatë, shoqëria e Platonit ka një strukturë të ngurtë hierarkike, ndërsa ajo e Marksit jo. Ky është një ndryshim themelor midis këtyre dy filozofëve vizionarë, dhe për këtë arsye është e padrejtë të përshkruhet Platoni si komunist.

Por nga ana tjetër, Platoni ishte një nga shumë mendimtarët që e frymëzoi veprën e Karl Marksit, dhe idetë e tij mund të kenë pasur një ndikim të konsiderueshëm në krijimin e mëvonshëm të ideologjisë komuniste.

Të Fundit