STOP – EMISIONI 204 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 204 (SEZONI 2)

“Edvin droga” dhe shokët e tij…?!
Kryebashkiaku Erion Veliaj është filmuar nga kamera amatore, teksa bënte vetë prova para hapjes së sheshit Skënderbej. Kryeministri Rama ishte sot në njësinë numër 5 në Tiranë, ngaku nuk munguan batutat me zyrtarët e tjerë socialiste Pandeli Majko, Saimir Tahiri e Erion Veliaj.Rama e quajti me humor veten “Edvin droga”. Ndërsa Rama nuk kurseu edhe epitetet “Saje qorri” e lali Eri…?!

Skandali i “Kurum”, shpall falimentin, por nuk ndërpret punën asnjë ditë.
“Stop” transmeton pamje të gërryerjes së lumit Erzen. Më pas shfaqet një video nga ndotja e qytetit të Elbasanit, ku kontributin kryesor, e ka kompania Kurum. Kjo e fundit ka pushuar në mënyrë të menjëhershme nga puna punonjësit, në shkelje ligjore, me justifikimin, se ka shpallur falimentin.Por “Stop” provon, se “Kurum” nuk e ka ndërprerë asnjë ditë aktivitetin. Madje me kamera të fshehtë, provohet, se Kurumi shet materialet, që prodhon, me shumicë dhe pakicë.

Elbasani është një qytet i ndotur nga fabrika që përpunojnë lëndë të ndryshme, ku më kryesori është kompania “Kurum”, e cila është denoncuar shpesh herë për ndotjen e ajrit dhe ujit, si dhe për trasnportimin e lëndëve radioaktive. Kompania turke përpunon hekurin dhe çelikun, aktivititet të cilin e ka filluar në Elbasan në vitin 1999, por në vitin 2015 shpalli falimentin dhe pushoi nga puna punonjësit në mënyrë të menjëhershme.

“Në 10 Tetor ne morëm njoftimin për largimin nga puna. Ne u ankimuam në gjykatë dhe hapëm procesin gjyqësor në Janar të vitit 2016. Pushim kolektiv nga puna për arsye të firmës, nuk e përballonte. Njoftimi u mor një ditë përpara dhe ne e morëm vesh kur u var letra në xham.”

Një prej ish-punonjësve shprehet se ka bërë tre seanca gjyqësore dhe se kur do të dilte përgjigjia e gjykatës u njoftua nga avokati se kompania “Kurum” kishte shpallur falimentin, ndaj gjyqi do të pezullohej. Gazetarja e emisionit “STOP” komunikon me kancelarin dhe sekretaren e trupit gjykues për çështjen e ish-punonjësve të kompanisë “Kurum”, të cilët shprehen se gjykimi është pezulluar sepse kjo kompani ka shpallur falimentin.

Kancelari – Sistemi është shumë transparent. Procesverbali i seancës 18.05.2016. I padituri: shoqëria “Kurum”. Objekti: kërkohet paga deri në përfundim të kontratës. Vendim: me leje gjykata kërkoi, kërkon i padituri të shtyhet seanca për të sjellë QKR, është shtyrë atë ditë seanca. Vazhdojmë: seanca e datës 07.07.2016, e njëjta gjë. Me leje në gjykatë, paditësi tha: ”kam marrë dijeni që i padituri është në proces falimentimi, por unë nuk jam kreditor dhe nuk jam dakord të pezullohet gjykimi sipas ligjit për falimentim. Gjykata vendosi pezullimin e gjykimit të çështjes. Gjykimi i kësaj çështje do të vazhdojë pasi të zhduket pengesa që shkakton pezullimin.

Gazetarja – Thelbin e çështjes, tek ajo fjala pezullim, e kemi ne …

KancelariHahaha, shiko! Kushedi ka ndryshu vetëm emrin, nejse … O Ket! Ka shkuar një denoncim për një çështje që ka pas Bujjari në 2016. Kurumi me … Kurum International me ca persona që …

Gazetarja – Punonjës të larguar nga puna.

SekretarjaËshtë vendosur pezullimi për shkak të procedurave të caktuara.  

KancelariPo, falimentimit, tashi … Se është sekretarja e seancës prandaj ëëë …

SekretarjaE kemi të pezulluar akoma sepse derisa është shpallur falimenti dhe pjesa e debitorëve që kanë apo s’kanë pjesë, t’i shlyejnë këta punonjës, që kanë dalë nga puna. Ne kemi vendosur pezullimin në bazë të QKR, që na kanë ardhur.

KancelariKemi ndonjë vendim pezullimi?

Sekretarja Përditësohet QKR dhe rezulton akoma që është në proces falimentimi, nuk është shpall falimentimi. Është akoma në procedurë në Tiranë. Ata e hedhin topin anej-knej dhe akoma nuk ka të prerë. Janë lojëra të Kurumit, po …

Gazetarja – Gjithë historia është këtu, që Kurumi nuk është ajo e falimentuar.

KancelariPo mirë pra, mirë normalisht se po e kuptojmë idenë.

Sekretarja Pavarësisht se dihet, dihet që ka falimentu. QKR e di.

Por kamera e fshehtë e emisionit “STOP” tregon të kundërtën. Kompania “Kurum” vazhdon aktivitetin edhe pse ka shpallur falimentin.  

Qytetari – Si kalove? Me dashtë me porositë ca hekur?

Roja Të shofim. O Turi!

Qytetari –  Ça bëre? Mirë?

TuriMirë!

Qytetari – Fije 20-tëshe gjashtë-metrosh.

RecepsioniËshtë një çun. Do pak hekur, pak do blejë. Është një klient, është një djalë. Të vijë aty, në rregull …

Qytetari – Këta përpunojnë vazhdimisht?

Roja Kena punu përherë, ka vështirësi, por po punojmë ka …

Qytetari – Çkemi?

MenaxheriMirë!

Qytetari – Më duhen nja 240 fije, 20-tëshe gjashtë-metroshe.

Menaxheri Gjashtë metrosh?

Qytetari – Sa e keni gjashtë apo dymbëdhjetë?

MenaxheriDymbëdhjetë.

Qytetari – Sa?

MenaxheriDymbëdhjetë. Sa fije i takon?

Qytetari – 140! 240, më fal! Tani me çfarë çmimi? Ju e keni me kile normalisht, apo jo?

MenaxheriKishit pyetur Tonin dhe ti e di shumë mirë.

Qytetari – Edhe sa ka?

Menaxheri Ja t’i pyes këto edhe të them. 

Qytetari – Po, po punohet akoma? Kam dëgjuar se do të mbyllet. Unë du me porositë vazhdimisht, 250-300, a kupton? Vazhdimisht.

MenaxheriS’ka problem, o burrë!

Qytetari – Me një fjalë, po punohet, nuk është se… 

Menaxheri – Po, çoje çikë këtë! (faturën)

Pra emisioni “STOP” zbuloi se kompania “Kurum” vazhdon përpunimin e hekurit dhe çelikut dhe i shet ato me pakicë dhe shumicë, ndaj procesi gjyqësor që kanë hapur ish-punonjësit duhet të vazhdojë. Kjo kompani duhet të paguajë ish-punonjësit për prishjen e kontratës së njëanshme sepse edhe pse ka ndryshuar nipt-in vazhdon të kryejë të njëjtin funksion.

Elbasan, postieri vjedh 40 milionë lekë pensione e zhduket…
Cim Papri, një punonjës poste në Llixha të Elbasanit, ka marrë 40 milionë lekë pensione të banorëve, duke falsifikuar firmat dhe është zhdukur. Banorët thonë, se asgjë nuk po bëhet për paratë e tyre. Nën një telefonatë me drejtoreshën e postës, Klaudia Krasnika, kjo e fundit thotë, se është në dijeni të rastit dhe ka bërë kallzim në polici. Ndërsa policia shprehet, se pritet urdhër nga Prokuroria, për të mundësuar kapjen e personit në fjalë.

Previous ArticleNext Article

1 Comment

  1. Si mundet ky njeri si Sajmiri e fillon emisionin dhe e mbaron ate vetem duke bere veten e tij per te qeshur,nuk duket sikur kerkon tu thote ju te nderuar te Tv,klan se ketu dhe i pa zevendesueshem jam une,ku une mare ne pune balerina dhe i heq ato kur dua une. Nuk ju duket si pedofil qe e fillon emisionin me syte dhe duart ke balerina esmere,ky per mua ben nje lloj presioni psikologjik tek ajo vajze ,qe ne Çdo emision ajo eshte e provokuar nga ky lloj gastori qe qesh me vete,kur duhet te qeshim ne si teleshikues. Pa lidhje fare ca episode qe kane te bejne me politiken nga nje emision investigativ ne nje emision privat,krejt privat te ketij maniaku me Çupulina te vogla qe i shantazhon gjate gjithe emisionit. Ky njeri ka nje mllef te pa shpjeguar,ka nje amanet si duket nga forca politike dhe ku paguhet,qe rroma pertoma,ben nje emision qe sdihet ku filloj e qesura e Sajmirit dhe deri ku perfundoi tek pickimet e balerines.Turp dhe mortja qe se ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *