STOP – EMISIONI 205 (SEZONI 2)

Rama, nga e thëna në të bërë…dhe përshëndetja e Metës për Gramoz Rucin.
Në vitin 2013 kandidati për kryeministër Edi Rama numëroi një sërë premtimesh gjatë takimit elektoral në Tepelenë. Sot në Luftinjë të Tepelenës, i kthyer pas 4 vjetësh qeverisjeje, Rama nuk u ballafaqua me premtimet, por rreshtoi batutat e rradhës.Ilir Meta ishte dje në Fier, ngaku deklaroi, se Gramoz Ruci është arratisur nga Shqipëria me fustan grash në vitin 1996.Ndërsa Lulzim Basha, kreu i opozitës, zhvilloi një takim elektoral në Rinas, i sapokthyer nga një vizitë në SHBA, ku siguroi edhe një foto me presidentin Donald Trump.

Prag sezoni turistik, unaza e plazhit Durrës pa sinjalistikë.
Në Unazën e Plazhit, 4 vjet më parë, u vunë semaforë në të gjithë kryqëzimet. Por banorët thonë, se ata funksionuan vetëm një muaj.Sot kjo pjesë rruge është kthyer në burim aksidentesh, ndërsa semaforët janë shpërndarë me pjesë nëpër rrugë, si prova e përplasjeve.I fundit ishte rasti i 13 vjecari dhe banorët e zonës, nga mbikalimi i Shkozetit në Plepa,thonë, se ndjehen cdo ditë të rrezikuar.Si të mos mjaftonte sinjalistika, edhe mbikalimi i Shkozetit është jashtë funksionit.Astrit Zenelaj, specialist pranë ARRSH-së,thotë, se ky institucion është në dijeni të problematikës dhe ka bërë një marrëveshje me BB për vendosjen e mblikalimit dhe semaforëve të rinj.

Skandali, falsifikon firmën e ish-bashkëshortit e noteres e nxjerr fëmijën nga kufiri.
Leonard Tola ankohet në “Stop”, se ish-bashkëshortja e tij Anxhela ka dalë nga Shqipëria, duke marrë dhe djalin e tyre, veprim për të cilin, Leonardi nuk ka firmosur.Pasi njihet me deklaratën noteriale, që ka mundësuar daljen nga kufiri të djalit, Leonard Tola bën kallzim.”Stop” interesohet edhe tek noterja Drita Pepi, firmën e së cilës, mban deklarata.Por edhe noterja deklaron, se i është falsifikuar firma.Në këtë mënyrë policia ka shpallur në kërkim “nënën rrëmbyese”.

Të Fundit