STOP – EMISIONI 203 (SEZONI 2)

Nga spotet elektorale tek folklori i fushatës elektorale…
Spoti i ri elektoral i kryeministrit mbyllet me një karrike, të cilën Edi Rama e kërkon sërish nga votuesit, këtë herë të pandarë me askënd.Ndërsa ai i Bashës ka në thelb një selfie, të filmuar nga një tjetër person, e tregon rrugëtimin e tij nga Holanda drejt pretendimit për kryeministër.Eksponentë të ndryshëm të PS-së thanë, për “Stop” gjatë festës së 26 vjetorit, se Rama është timonieri më i mirë, pavarësisht, se autodidakt e pa pantentë.Ndërsa presidenti i zgjedhur Ilir Meta “tregoi dhëmbët”, kur deklaroi, se nuk dekreton as kryeministër e as ministër nëse preket vota.

Mjekësia nën presion: para për një raport, apo grushta se refuzon paratë?!
Në këtë pjesë të emisionit trajtohet problematika me bluzat e bardha. Në poliklinikën numër 10, një qytetare merr lehtësisht një raport mjekësor për 10 mijë lekë të vjetra.Madje qytetarja vulos edhe një tjetër raport për një qytetar, që ndodhej aty. Ndërsa në rastin e dytë, mjeku i maternitetit të ri, Arjan Alikaj, është goditur nga bashkëshorti i një gruaje, me motivin e vetëm, se nuk pranoi të merrte para për një eko.

Fushë-Krujë, furrat e gëlqeres punojnë me kapacitet të plotë, në shkelje të ligjit.
Në vitin 2014 kryeministri Rama premtonte në Krujë mbylljen e gropave të gëlqeres dhe kthimin e pyllit si pasuri kombëtare.Po kështu ministri i mjedisit Lefter Koka shprehej, se furrat e gëlqeres janë një burim ndotjeje për zonën dhe më gjerë.Nga një vëzhgim i ditëve të fundit rezulton, se aktiviteti ilegal vijon normalisht, nën hundën e Inspektoriatit të Mjedisit. Edhe nga Mali i Dajtit efektet e ndotjes janë të dukshme.Pas interesimit të emisionit “Stop”, inspektoriati i mjedisit u mjaftua të premtojë, se do të intesifikojë inspektimet në terren në bashkëpunim me IKMT dhe Policinë e Shtetit.

Të Fundit