Stop -EMISIONI 190 (SEZONI 4) 24 maj 2019-Sarandë/ Bashkia nuk “njeh” gjykatën për rifreskim të lejes së ndërtimit. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 190 (SEZONI 4) 24 maj 2019-Sarandë/ Bashkia nuk “njeh” gjykatën për rifreskim të lejes së ndërtimit.


Emisioni “Stop” është ndalur në Sarandë, për shkak të denoncimit të një qytetari nga Maqedonia, Enver Feta.Ai tregon, se zgjodhi Shqipërinë për të jetuar dhe investuar, pa e ditur se c’do e priste.Enveri thotë, se i bleu shtetasit Jorgo Nikola një tokë me certifikatë pronësie, por që i kishte mbaruar leja e ndërtimit.Pasi kërkuan disa herë në bashki leje rifreskimi, iu drejtuan gjykatës dhe kjo e fundit vendosi rifreskimin e lejes së ndërtimit. Por bashkia nuk e rifreskon lejen.Përmbaruesi Fisnik Barjami tregon, se nuk ekzekuton dot vendimin, për shkak të pengesës nga ana bashkisë, ndaj së cilës është vënë gjobë preh 40 mijë lekësh të reja për mospajisje me kartelë.Bashkia e Sarandës për të disatën herë punon me dy standarde. Pak kohë më parë “Stop” dokumentoi, se kjo bashki kishte dhënë leje ndërtimi me masë kufizimi. Por sot nuk e bën këtë, duke shkelur edhe vendimin e gjykatës.

24 maji i Kongresit të Përmetit dhe situata politike sot.

Sic është bërë traditë, shumë prindër kanë filmuar fëmijët e tyre, duke kërcyer bashkë me “fllonxat” e emisionit “Stop” në nisje të programit. Një ditë para protestës së rradhës të opozitës, Renaldo u është drejtuar qytetarëve, duke marrë shkas edhe nga 24 maji, apo Kongresi i Përmetit 1944.Qytetarët përgjigjen në mënyra të ndryshme për ndryshim mes asaj date, që vendosi, kush do ta qeveriste Shqipërinë e pas Luftës së dytë Botërore dhe situatës së sotme, kur pritet dhe mbajtja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Tiranë, u martua në 2008-ën, por në gjendjen civile rezulton beqar?!

Amarildo Palaj, një shqiptar me shtetësi italiane i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi shteti shqiptar i ka “zhbërë” martesën.Në vitin 2008 Amarildo është martuar në gjendjen civile në njësinë numër 4 në Tiranë me shtetasen Kristina Memaj. Së fundi i është dashur një certifikatë martese nga njësia 4, por aty mësoi, se rezultonte beqar.Punonjësi i njësisë numër 4 i vë në dispozicion gazetares së “Stop” një kopje të regjistrit themeltar, ku duket se nuk është bërë asnjë shënim për martesën e 2008-ës. Por nga ana tjetër, akti i martesës, është në arkivin e bashkisë.Për këtë problem iu drejtuam drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile, që premtoi të bëjë pasqyrimin e aktit të marrë nga arkivi i bashkisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *