STOP-EMISIONI 169(Sezoni 6) 29 Prill 2021-Guximtar Boci nga fajtor ne viktime, manipulimi i dosjes per ngacmuesin seksual.

Në tetor 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një shtetaseje, në këmbim të ndërhyrjes për një proces gjyqësor, që ajo kishte në këtë gjykatë.Por procesi ndaj zotit Boci po manipulohet. Cështja u mor në dorë nga prokurorja e Krimeve të Rënda Pranvera Pustina, e cila tentoi të nxirrte të pastër ish-gjyqtarin.Kjo prokurore ishte në dijeni, që laboratori i Policisë Shkencore nuk ka kapacitet për një akt-ekspertimi të zërit, ndaj duhet ta kishte dërguar audion e publikuar nga “Stop” në një laborator. Linja favorizuese për Guximtar Bocin vazhdon me vëllain e prokurores Pustina, anëtar i KLD-së, Gerd Hoxha. Ai përdori justifikimin e mungesës së akt-ekspertimit të zërit, për të pezulluar hetimin e KLD-së.Si për koicidencë edhe në Fier, cështjen Boci e merr prokurorja Elida Hoxhaj, e cila pa pyetur asnjëherë zonjën e ngacmuar nga Guximtar Boci, apo deshmitaren gjyqtaren Blerta Cibuku, si dhe pa akt-ekspertimin e zërit e pushoi dy herë rradhazi këtë cështje, madje edhe duke gënjyer në ankimin e saj pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.”Stop” kohë më parë bëri vetë një akt-ekspertimi akustik, që provoi, se zëri në regjistrim ishte i Guximtar Bocit, por kjo provë e re, nuk u administrua kurrë.Në të kundërt për dëmin shëndetsor, vlerësuar nga Evald Jaho, Guximtar Boci kërkon edhe dëmshpërblim në vlerën 500 milionë lekë të vjetra.

Pas humbjes në zgjedhje dhe kërkesave për dorëheqje të kreut demokrat Lulzim Basha, aktorja dhe këngëtarja e njohur Rita Ndoci është shprehur në facebook. Përmes një statusi ajo ka shkuar, se Basha nuk heq këpucët, kur gatuan, e jo të presësh të dorëhiqet.Gjatë fushatës elektorale Basha u shfaq në një video, duke gatuar në shtëpi i veshur me këpucë.

Në tetor 2017 transmetuam rastin e dhimbshëm të familjes Patozi nga Kurjani i Fierit.Pas vdekjes së nënës së Aleksandrosit të vogël, gjyshërit nga nëna e marrin djalin 40 ditësh dhe nuk ia kthejnë babait Ajet Patozi. Gjithcka u bë me ndihmë nga Gjykata e Beratit dhe psikologja Bruketa Zoto.Apeli Vlorë, duke marrë pasasysh gjithë situatën dhe duke gjykuar në themel përsëri cështjen, konkludoi, se fëmija duhet të rrijë me babain, pasi rritja e tij me gjyshërit, do të ishte negative në formimin e personalitetit normal të 4 vjecarit. Por një kërkesë e gjyshërve Tana në Gjykatën e Lartë për pezullimin e veprimeve përmbarimore, bëri, që psikologët të shprehen, se rritja e djalit me gjyshërit, është e rrezikshme për të. Sot babë e bir janë në Greqi, pas një procesi shumë të gjatë. Ajeti dhe Aleksandros përshëndesin nga Greqia dhe falenderojnë emisionin “Stop”, si mbështetje, që ata të dy janë bashkë.

Të Fundit