STOP – EMISIONI 146 (SEZONI 2) – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 146 (SEZONI 2)

Datëlindja e regjistruar gabim, gjendja civile nuk njeh vendimin e gjykatës.
Pjetër Lulashi ankohet në “Stop”, se zyra e gjendjes civile në Iballë të Pukës ia ka regjistruar datën e lindjes së djalit në 26 korrik 1999, kur në fakt i biri ka ardhur në jetë në 24 korrik. Sot familja e tij jeton në Greqi dhe kjo mospërputhje në dokumentacion i krijon probleme. Pjetri tregon, se u detyrua të hapë cështje gjyqësore, por në gjendjen civile i japin përgjigje, se nuk e njohin vendimin e gjykatës.

Skandali i ndotjes mjedisore nga qendra e përpunimit të naftës, Gorisht.
Emisioni “STOP” është ndalur këtë të premte në një problematikë në fshatin Gorisht. Përgjegjësi dhe punëtorët e Qendrës së Përpunimit të Naftës thonë, se ujrat e vendburimit të naftës derdhen në ambient, duke shkaktuar ndotje. Uji i nxjerrë sipas rregullores, duhet të injektohet sërish në pus.Kushtet në këtë ndërmarrje janë të mjerueshme, pasi prej dekadash askush nuk ka vënë dorë, për të përmisuar infrastrukturën. Nga ana tjetër punonjësit nuk përfitojnë as dieta dhe kanë kushte pune skandaloze.

Punëtori – Ai duhet të jepte shpjegim ty
Gazetarja – Po dieta merrni ju?
Punëtori – Asgjë, marrim sytë tanë.
Punëtori – 300 mijë … Kam marrë ilaçe unë tani 40 mijë lekë.
Gazetarja – Sa orë punon?
Punëtori – 8 orë.

Bashkim Bedini, kryeinxhinier pranë Qendrës së Përpunimit të Naftës në Gorisht thotë se çdo gjë ka një afat dhe me kalimin e kohës sistemi amortizohet.

Që të jemi në rregull në raport edhe me terrenin, për të mos ndotur mjedisin nga ana teknologjike ka edhe një zgjidhje. I gjithë uji që çlirohet nga fluidi që del nga puset, injektohet përsëri në shtresë. Kjo është metoda më e mirë, por kjo ka infastrukturën e saj, ka linjat, ka stacionet e pompimit të cilat kanë jetëgjatësinë e tyre.

Drejtori i ndërmarrjes Mëno Besimaj pranon se nuk kanë leje mjedisore, por me administrimin e ri të Albpetrol nga “Stream Oil&Gas” në drejtim të shtetit, çdo gjë do të ndryshojë.

Uji që derdhet atje është i përpunuar me lëndët që i dinë inxhinierët sepse nuk mund të flas dot për këtë sesi po punohet. Inspektoriati i Mjedisit ka ardhur ditën e shtunë, nuk është se ka bërë matje, por ka parë situatën me sy dhe ka vendosur një gjobë administrative prej 1 milion lekë të reja. Ndërkohë, leja mjedisore nxirret nga Ministria e Mjedisit. Aktualisht këtë leje mjedisore nuk e kemi këtu, ajo ndodhet në zyrat e Albpetrolit në Patos. 

Po përsa i përket kushteve të punëtorëve, a do të merren masa për këtë? 
Në programin e punës janë të përcaktuar të gjitha. Ne si qendër e prodhimit të naftës kemi bërë kërkesat tona për veshmbathjen e punëtorëve, të cilat janë të planifikuara. të gjithë punëtorët sipas turneve do të jenë të veshur me veshjet që ka firma. Ndërkohë, pjesa tjetër e dietës ushqimore është e përcaktuar, është e hedhur tek paga dhe marrin një kuotë ditore 11 mijë lekë të reja në muaj.

Karroca e avokatit të Popullit i shkon të riut të paralizuar.
Pak ditë më parë, institucioni i Avokatit të Popullit dhuroi një karrocë për invalidë për qëllime bamirësie. Stafi i “Stop” ia dorëzon objektin 17 vjecarit Eridon Lika në Tiranë.Nëna e Eridonit, Nadire Lika, falenderon emisionin “Stop” dhe tregon, sesa të nevojshme e kishte këtë karrocë për kushtet e djalit.Më pas disa situata me foto e video që komentohen në studion e emisionit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *