STOP-EMISIONI 133(Sezoni 6) 10 Mars 2021-Skandali/ Sherri i pronës, e mbyllin në spitalin e burgut si të sëmurë mendor.

Djali i shtetasit Drini Elezi, tregon në “Stop”, se babai i tij ka 2 vite, që qëndron i mbyllur në burgun e Zaharisë, ku trajtohet si i sëmurë mendor, për shkak të një konflikti pronësie. Gjatë një sherri banal, Drini ka hedhur disa fishekë në oborrin e komshinjve. Si vepër penale, akti i tij klasifikohet si kundravajtje, që dënohet me gjobë deri në një vit burg. Por Prokuroria e Përmetit dhe Gjykata dyshohet të jenë bërë palë dhe të fusin në burg Drini Elezin, duke e trajtuar si të sëmurë mendor, edhe pse ai nuk ka probleme të tilla. Avokati i Elezit, Eduard Mullaraj, tregon, se cfarë ka ndodhur me këtë proces, në të cilin nuk ka asnjë provë, që tregon, se Drini Elezi mund të vuajë nga crregullime mendore. Shkak i gjithë konfuzionit janë bërë bërë ekspertët mjeko-ligjorë, të cilët kanë hartuar një akt fiktiv, për të lënë Drini Elezin në një burg spitalor.Odiseja ka vazhduar me 14 seanca gjyqësore të shtyra, pasi dy ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk vijnë në gjyq.

Gjatë një komunikimi publik, kreu demokrat Lulzim Basha është ngatërruar, duke u shprehur, se pa Edi Ramën Shqipëria nuk ka shanse të ndryshojë.Të hënën ishte 8 marsi, dita e grave dhe Klintoni ka realizuar intervista në Tiranë me rastin e kësaj dite.Nuk mungon humori në përgjigjet e garve dhe burrave për festën e 8 marsit.

Në tetor 2020 dhe mars 2021, emisioni “Stop” transmetoi rastin e dyshimtë të vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në Voskopojë.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. E ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregoi me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, për vdekjen e të birit dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Mamaja e të riut të ndjerë na tregon, se pas publikimit të rastit prokurorja Odeta Todorushi nuk ka bërë asnjë gjë, madje ka refuzuar t’i presë prindërit, të cilët interesohen cdo ditë për cështjen e djalit të tyre. Pas interesimit të përsëritur të emisionit” Stop”, prokurorja Todorushi ka dërguar pushimin e cështjes në gjykatë, duke konkluduar për vetëvarje dhe jo vrasje.Pas kërkesës së emisionit “Stop”, Inspektoriati i Lartë i drejtësisë konfirmon zyrtarisht, se ka nisur ka nisur verifikimin e të dhënave të iniciuara nga dy investigimet e emisionit. Ky akt verifikimi ka të bëjë me veprimet apo mosveprimet e magjistrateve Oli Visi dhe Odeta Todorushi, me detyrë në kohën e investigimit, prokurore në Prokurorinë e Korçës.ILD ka kërkuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë, kopje të dosjes së procedimit penal për këtë rast dhe kopje të të gjitha vendimeve gjyqësore, për ngjarjen e datës 14 Qershor 2018, ku është gjetur i vdekur shtetasi Antonio Karafili.

Të Fundit