Stop-EMISIONI 119 (SEZONI 4) 13 shkurt 2019-Këshilli i Ministrave s’njeh vendimet gjyqësore, fsheh buxhetin për dëmshpërblimet.(13 shkurt 2019) – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 119 (SEZONI 4) 13 shkurt 2019-Këshilli i Ministrave s’njeh vendimet gjyqësore, fsheh buxhetin për dëmshpërblimet.(13 shkurt 2019)


Në 2013 Vilma Kadesha punonte në Këshillin e Ministrave si anëtare e komisionit të prokurimit publik, por në mënyrë ta pamotivuar u hoq nga puna.Kadesha iu drejtua gjykatës dhe fitoi të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 40 milionë lekë.Për të ekzekutuar vendimin Vilma Kadesha pajtoi një përmbarues privat, por ky i fundit, prej një viti e gjysëm nuk arrin të marrë paratë, që i takojnë klientes së tij.Në këto kushte, përmbaruesi vuri sekuestro në buxhetin e Këshillit të Ministrave, por buxheti rezultoi bosh. Emisioni “Stop” mësoi, se për të shmangur detyrime të tilla ligjore, Këshilli i Ministrave ka krijuar një nënstrukturë të posacme, të quajtur Aparati i Këshillit të Minsitrave, ngaku lëvrohen paratë. Prej dy muajsh i jemi drejtuar me shkresë zyrtare Këshillit të Ministrave, por nuk kemi përgjigje për situatën në fjalë.

Bashkia Kamëz shndërron pyllin në zall dhe e jep me qira për stalla.

Në nisje të emisionit shfaqet një dokument i taksave absurde në bashkinë e Kamzës.Një grup banorësh të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, bashkia Kamëz tregojnë, se jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Por rastësisht mësojnë, se bashkia ia ka dhënë pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërrojë në stallë bagëtish.Banorët thonë, se që të arrihet qëllimi, pylli është regjistruar si zallishte.Kërkesat zyrtare e peticionet, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia Kamëz dhe as nga portali i bashkëqeverisjes.Në zyrën e kadastrës së Kamzës, specialistja Fatmira Tane shprehet, se sipërfaqja, për të cilën flitet, rezulton zall, jo pyll.

Uzina Mjekes le punonjesit 8 muaj pa paga e 8 vjet pa sigurime shoqerore!

Disa punonjës të uzinës së lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit,denoncojë në “Stop”, se nuk marrin pagën prej 8 muajsh, dhe nuk u janë derdhur detyrimet e sigurimeve shoqërore prej 8 vjetësh. Kastriot Elezi dhe Petrit Suli, thonë, se nuk po ia dalin dot më, ndaj kërkojnë një zgjidhje.Gazetarja e “Stop” arriti të kontaktojë me drejtorin e unizës Mjekës, Faik Gjolena, i cili tha, se puna në uzinë varet nga projektet, që sjell Ministria e Mbrojtjes.Gjolena premtoi, se që nga muaji mars, do të nisë ndryshimi i situatës dhe gradualisht punonjësit do të marrin pagat e prapambetura e do t;u derdhen sigurimet shoqërore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *