Stop – Bashkia Kamez shnderron pyllin ne zall dhe e jep me qira per stalla! (13 shkurt 2019)

Në nisje të emisionit shfaqet një dokument i taksave absurde në bashkinë e Kamzës.Një grup banorësh të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, bashkia Kamëz tregojnë, se jetojnë këtu prej 300 vjetësh.Por rastësisht mësojnë, se bashkia ia ka dhënë pyllin me qira një shoqërie, që do ta shndërrojë në stallë bagëtish.Banorët thonë, se që të arrihet qëllimi, pylli është regjistruar si zallishte.Kërkesat zyrtare e peticionet, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga bashkia Kamëz dhe as nga portali i bashkëqeverisjes.Në zyrën e kadastrës së Kamzës, specialistja Fatmira Tane shprehet, se sipërfaqja, për të cilën flitet, rezulton zall, jo pyll.

Të Fundit