Stop -EMISIONI 106 (SEZONI 5) 27 janar 2020-Gjirokaster/ OPGJ dhunon avokaten ne prokurori, policia nuk merr pamjet.

Ndalemi në Gjirokastër, ku avokatja Orgesa Serani, tregon, sesi u dhunua në ambientet e prokurorisë së Gjirokastrës nga një OPGJ, i quajtur Martin Pali.Ajo thotë, se ai shpesh është në gjendje të dehur në punë.Vetë Martin Pali e mohon të ketë ndodhur një incident i tillë, edhe pse avokatja u detyrua të merrte ndihmë mjekësore dhe injeksione. Por skandali po sfumohet nga Policia e Gjirokastrës, e cila nuk ka sekuestruar pamjet filmike të kamerës së korridorit hyrës te Prokurorisë, ku duket sesi OPGJ Martin Pali, ka nxjerrë zvarrë avokaten Orgesa Serani. Stop tregon vendodhjen e kamerës brenda në Prokurori dhe informon dhe SHCBA Gjirokastër, për të kontrolluar procedurën, që po ndjek Policia.Nga drejtuesi i saj na u tha, se policia duhet të ndjekë me rigorozitet procedurat dhe duhet të sekuestrojë pamjet filmike, për të zbardhur këtë skandal në institucionin e prokurorisë.

Kryeministri Rama ishte sot në Berlin në një vizitë zyrtare, gjatë së cilës takoi kancelaren gjermane Angela Merkel. Edhe pse kishte thënë, se ai vishej me poture edhe në takimet me Merkel, Rama sot i kishte braktisur ato dhe u shfaq me kostum zyrtar.Sot ambasadorja e re amerikane Juri Kim, pasi dorëzoi letrat kredenciale në presidencë, mbajti dhe fjalën e parë publike. Ajo tha, se mezi pret, që të njihet me vendin dhe kulturën tonë.

I jemi drejtuar bashkisë së qytetit të Peqinit, pasi në emisionin “Stop” ka ardhur informacioni, që administrata e kësaj bashkie, nuk është paguar për muajt maj, qershor e korrik.Për të mësuar arsyen e kësaj vonese, pyesim nënkryetarin e bashkisë, Madrid Sula. Ai thotë, se kur administrata e re mori detyrën në gusht të 2019-ës, doli në terren për të mbledhur taksat dhe u premtoi punonjësve, që pagat e prapambetura t’i kalonte në projekt-buxhetin e 2020-ës.Drejtori i Financës në bashki, Lulzim Alushi, tregon, se ka nisur likujdimi me ndërmarrjet e varësise e më pas edhe me administratën e bashkisë.

Të Fundit