Kinë/ Shkon në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 20 viktima brenda natës

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi, që ka prekur Kinën dhe po kthehet në një alarm botëror. CNN raporton sot se ka shkuar në 106 numri i të vdekurve, ndërsa mbi 4500 persona janë infektuar në Kinë. Ndërkohë, CNN shton se autoritetet amerikane po paralajmërojnë qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Kinë nëse patjetër nuk u duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

Siç raporton Reuters, autoritetet kineze kanë konfirmuar se virusi i shumëpërfolur, tashmë ia ka marrë jetën një pacienti në Pekin, transmeton Telegrafi.

Autoritetet në Hubei, që konsiderohet si “foleja” e virusit vdekjeprurës, kanë bërë të ditur se 1,300 persona tjerë janë infektuar ku ky numër në total është rritur në mbi 4,500 në këtë provincë.

Shumica e të sëmurëve gjenden në spital, kurse 125 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Rastet e të infektuarve me coronavirus janë konfirmuar në gjithë Kinën, ndërkaq në Tibet thuhet se do të mbyllen për një kohë të pacaktuar atraksionet turistike, duke paralajmëruar se të gjithë personat që vizitojnë ato vende do të futen në karantinë si preventivë.

Të Fundit