Stop – Durres/ Pallati 11 kate i pabanueshem, administratori nis riparimin fshehurazi.(17 dhjetor 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Durres/ Pallati 11 kate i pabanueshem, administratori nis riparimin fshehurazi.(17 dhjetor 2019)

Një ndër objektet e dëmtuara në Durrës ishte edhe një pallat 11 në në zonën e Plazhit, i ndërtuar në vitin 2016. Kati i dytë dhe i tretë i njërës anë, janë dëmtuar plotësisht. Klea Bushi dhe Robert Bushi tregojnë, se ekspertiza e parë e nxorri pallatin të pabanueshëm. Në atë moment iu vu shiriti, që më vonë iu hoq sërish.Banorët thonë, se skandali më i madh është, se pas tërmetit shteti nuk shkoi, por administratori i pallatit, nisi riparimet në kokë të tij. Ai vuri skela dhe nisi muret e katit, por vetë banorët nuk e lejuan. Artan Shkreli, Zëvendës ministër i Infastrukturës shpjegon, se nuk duhen lejuar rastet, kur pronarë apo administratorë, riparojnë pallatet, pa u bërë më parë ekspertiza. Ndërsa drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, shprehet, se duhet të marrin fund abuzimet nga ndërtuesit, sidomos në këtë situatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *