Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë, arrestohet elektricisti në..

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë elektrike dhe ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore, pranga elektricistit në Tepelenë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 61-vjeçarin me inicialet A. Sh., banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.

Elektricisti u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”.

Të Fundit