“Do të mbrojmë me forcë diskriminimin ndaj myslimanëve”, Rama: Në krah kemi aleatë si SHBA, e nesërmja do të jetë më e mirë – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Do të mbrojmë me forcë diskriminimin ndaj myslimanëve”, Rama: Në krah kemi aleatë si SHBA, e nesërmja do të jetë më e mirë

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë zyrtare të mandatit të Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit në OKB, kryeministri Edi Rama, renditi sfidat që e presin vendin në këtë rrugë.

Sipas Kreut të Qeverisë, Shqipëria renditet në një nga 10 vendet e para në botë, sa i përket barazisë gjinore dhe përfshirje të grave në vendimmarrje

Ai tha se sfidë përpara, mbetet ajo ndaj mbrojtjes së mjedisit, që është një nga standardet e kërkuara nga OKB, por edhe mbrojtjes së diskriminimit ndaj myslimanëve, që sipas kryeministrit cënon destabilitetin e botës.

Ndër të tjera, kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka në krahë dy aleatë, si SHBA dhe BE, e nga tryeza e KS, ai tha se vendi do të dalë me më shumë miq e me më shumë respekt.

“Shqipëria është një vend i renditur në 10 vendet e para në botë, në klasifikimin e OKB, sa i përket barazisë gjinore në qeveri, por jo vetëm. Edhe në nivelet e mëposhtme, Shqipëria ka treguar se besimin te gratë dhe vajzat dhe guximin për t’i përfshirë ato në vendimmarrje i ka gjallë. Jemi të bindur, që nuk jemi vetëm, përkundrazi, jemi me të tjerë që kanë udhëhequr me forcën e shembullit, që gratë dhe vajzat janë thelbësore për paqen dhe sigurinë.

Natyrisht që, në KS, ka një agjendë të Kombeve të Bashkuara, për paqen dhe sigurinë dhe ne do të mbështesim në çdo rast, pjesëmarrjen e plotë të grave, në të gjitha përpjekjet paqeruajtëse. Më tutje, ne kemi detyrimin që të kemi një angazhim në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare, sepse jemi një vend që kemi histori dhe shkojmë në KS, si një rajon që ka dhënë mësimin që të drejtat e njeriut dhe ato ndërkombëtare janë shtyllat e pashmangshme të platformës që ndërton shoqëri më të mira.

Kjo gjë promovon bashkëpunimin më të fortë mes vendeve dhe zhvillim më të garantuar. Nga ana tjetër, sigurisht që Shqipëria ka jo thjesht të drejtë si kush tjetër, por ka të drejtën që të dëgjohet kur vjen puna në tolerancën e plotë fetare dhe për harmoninë mes besimeve të ndryshme, çka për ne është dhe themel i promovimit të paqes dhe mbështetjes sonë, të pakushtëzuar në luftën kundër terrorizmit. Patjetër që ne jemi në pozicionin e duhur, për të mbrojtur me forcë idenë se çdo formë dhe për më keq akoma, çdo formë e re dhe e sofistikuar të antisemitizmit, apo çdo formë tjetër e diskriminimit të myslimanëve, janë krejt të papranueshme dhe kërcënojnë stabilitetin e shoqërive tona dhe botës që ne duam të jetojmë, përtej fjalëve. Patjetër që ne i bashkohemi, nuk jemi ne që kemi diçka më shumë se të tjerët.

I bashkohemi plotësisht të gjitha përpjekjeve për sigurinë e mjedisit dhe kundër ndryshimeve të klimës. Shqipëria, e ka bërë prezente në forumet e OKB, se do të angazhohet me të tjerët, për të siguruar një lidhje të pandashme mes klimës dhe sigurisë si një koncept më i gjerë. Kjo është një angazhim i madh solem, global, e këtu s’kemi rol tjetër për të luajtur se vetëm të jemi në mbështetje të kësaj nisme.

Jam shumë krenar që vendi ynë shkon në KS, si një vend me fizionomi të qartë në arenën ndërkombëtare me SHBA dhe me BE dhe si një vend që padiskutim ka mundësinë që në të gjithë këtë kohë, kur do të mund të jetojmë nderin e jashtëzakonshëm të jemi në atë tryezë të posaçme, të dalim prej saj me më shumë respekt, besueshmëri dhe me më shumë miqësi të forcuara, shumë faleminderit për praninë tuaj. Sot është më mirë se sa një kohe më parë, nesër do të jetë më mirë se sa sot, mes distancave masive, shumë faleminderit!”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *