“Samiti, shenjë vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale”, Rama: Plan për rimëkëmbjen ekonomike – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Samiti, shenjë vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale”, Rama: Plan për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri Edi Rama ka hapur Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama ka falënderuar Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varheyli, që sipas kreut të qeverisë shqiptare, nisi dhe promovoi planin e madh ekonomik dhe të investimeve, të tregut të përbashkët rajonal.

“Ju faleminderit shumë, që pranuat ftesën në një kohë kaq të shkurtër dhe jam i lumtur që t’i uroj mirëseardhjen secilit prej jush në Tiranë. Pjesëmarrja juaj në këtë Samit të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në Tiranë është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësi rajonale të zbatimit të planit të BE, planit ekonomik dhe të investimeve, dhe të tregut të përbashkët rajonal.

I jam shumë mirënjohës komisionerit të BE, që e nisi dhe e promovoi këtë plan të madh, si një instrument kyç, që do na ndihmojë të rimëkëmbemi ekonomik në një epikë post-pandemike, të punojmë mbi rezistencën social-ekonomike, të shkojmë drejt rritjes së qëndrueshme dhe të ndërtojmë mbi tranzicionin e gjelbër të ekonomive tona. Do t’i kërkoja me mirësjellje medias që të na lënë të vazhdojmë punën”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *