Rasti Tire/mesazhet: te hengsha m…me jep pak uje, se po me dridhet trupi!-Stop-2 Shkurt 2021

Prej kohësh drejtues të shtetit e shëndetsisë janë angazhuar të tregojnë, sesa të mira janë kushtet në spitalet Covid.Në kronikat e shpërndara nga makineria e propagandës shtetërore shfaqet personel mjeksor i përkushtuar dhe pacientë të kënaqur nga shërbimi. Por “Stop” ka sjellë së fundi një realitet tjetër.Pak ditë më parë transmetuam rastin e infermieres së spitalit Infektiv, Ronida Hysa, që grabiti paratë dhe kartën bankare të një pacienti, që ndërroi jetë në këtë spital. Po kështu ishte i bujshëm edhe rasti i sanitares së spitalit “Shefqet Ndroqi”, Tire Alldervishi, që merrte para nga vajza e një pacienteje, për t’i shërbyer të sëmurës. “Stop” ka siguruar mesazhet e të ndjerës, që i përgjërohej Tires për bukë e ujë, pasi kishte bërë edhe insulinën.

Të Fundit