Nuk pyet për vendimin e përmbarimit, djali nxjerr nga shtëpia nënën dhe motrën.

Jemi ndalur në Shënkoll të Lezhës, për problemin e Dave dhe Prene Nikolli, nënë e bijë, të cila janë nxjerrë me dhunë nga djali i familjes nga banesa e tyre në gusht 2019. Edhe pse është marrë një vendim i formës së prerë, që dy gratë të kthehen në banesë, vendimi nuk ekzekutohet, megjithë kalimin e afateve. Zyra përmbarimore, që po ndjek rastin, është ajo shtetërore e Lezhës. Ndërsa banesa, ku duhet të kthehen nënë e bijë, qëndron e mbyllur, pasi djali është jashtë shtetit. Drejtuesja e zyrës Përmbarimore Lezhë, Liza Cuni nxjerr pretendimin, që nuk ka ardhur pala kreditore, e moshuara dhe e bija e sëmurë. Ajo flet nga dritarja dhe nuk pranon grupin e xhirimit në zyrë.

Për problemin e Dave dhe Prene Nikolli u interesuam në polici, për të kërkuar informacion, nëse komisariati ka qenë prezent dhe nëse po, pse nuk është bërë ekzekutimi i vendimit të urdhrit të mbrojtjes. Më pas u konsultuam me përmbaruesin privat Emiljano Gjoza nga zyra përmbarimore private AEF dhe ai shpjegoi, se nuk ka asnjë pengesë, që ky ekzekutim të bëhet. Gjoza shpjegon, se nuk është problem, nëse nuk janë prezent palët në proces.

Të Fundit