Meta: Unë s’e përdor kokainën, Rama del garant para mafias për të pastruar lekët e saj.

I ashpër ka qenë presidenti Ilir Meta me deklaratën e tij, ndërsa pohoi se ai nuk ishte përdorues kokaine, duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Meta tha se Rama del garant para mafias për të pastruar lekët e saj.

“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha shqetësuar. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike. Ai del garant (Rama) para mafias për të pastruar lekët e saj”, tha Meta.

Të Fundit